Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa ka theksuar se kjo ngjarje nuk është rastësi e vogël e ndodhur vetëm një ditë pas intervistimit të ministres Albulena Haxhiu, përcjell InLajmi.
Tutje Gjoshi kujton se më 8 dhjetor të vitit të kaluar ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit.
Gjoshi kërkon që të hetohen shkaqet e zjarrit dhe çfarë është djegur.
Postimi i plotë i tij:
Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit.