• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

KMDLNJ: Dënojmë shkeljet që po u bëhen krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
20 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
Gjykata Speciale publikon aktakuzën ndaj 2 personave që i arrestoi javën e kaluar
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pasi Gjykata Speciale gjatë fundjavës ka ndaluar këtë të shtunë dhe të diel telefonatat dhe komunikimet përmes video-lidhjes (platformës zoom) mes të paraburgosurve dhe familjarëve të tyre, përcjell InLajmi.

Në reagimin e bërë nga KMLDNJ, thuhet se kufizimet janë bërë pa ndonjë paralajmërim.

Po ashtu KMDLNJ thotë se “në të njëjtën kohë kryetarja e Gjykatës Speciale Raciste, Ekaterina Trandafilova paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën dhe do të ketë një takim “informues“ me shoqërinë civile ndërsa nuk tregoi nëse do të ketë ndonjë takim me politikanët, ndryshe që këtë mund ta bëjë edhe pa e informuar publikun”.

“KMDLNJ fuqishëm dënon shkeljet që Gjykata Speciale Raciste po ua bënë pengjeve të Hagës, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë sikur edhe heshtjen e institucioneve të Kosovës që, me dashje apo pa dashje janë vënë në krahë të kësaj Gjykate. Vizita e Ekaterina Trandafilovës në Kosovë për KMDLNJ është e papranueshme, e neveritshme dhe në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale dhe si e tillë duhet të bojkotohet dhe kundërshtohet”, thuhet në reagim.

Njoftmimi i plotë i KMDLNJ:

Sipas informatave të KMDLNJ –së, ndaj pengjeve që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës, si të paraburgosur, duke u gjykuar dhe në vuajtje të dënimit, kohëve të fundit u ishin nënshtruar disa kufizimeve në fushën e informimit e që përfundoi me ndërprerjen e paparalajmëruar të vizitave familjare dhe personave të tjerë që kishin marrë pëlqimin nga autoritetet e Gjykatës Raciste Speciale për vizita. Edhe komunikimi tjetër ishte ndërprerë, pa dhënë ndonjë sqarim. Vizitat ishin ndërprerë krejtësisht në kohën e pandemisë mirëpo jo edhe komunikimet me familjarë dhe të tjerë përmes telefonit dhe formave tjera elektronike.

Në të njëjtën kohë kryetarja e Gjykatës Speciale Raciste, Ekaterina Trandafilova paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën dhe do të ketë një takim “informues“ me shoqërinë civile ndërsa nuk tregoi nëse do të ketë ndonjë takim me politikanët, ndryshe që këtë mund ta bëjë edhe pa e informuar publikun.

Kjo farë kryetare e pati lënë për një kohë tjetër vizitën për faktin se ishin paralajmëruar protesta ndërsa, tani e vlerëson se kushtet janë më të mira për ta realizuar këtë vizitë “informuese“. Se takohet me shoqërinë civile, është thuaja normale aq më parë që një pjesë të saj e kanë partner edhe para themelimit të Gjykatës përkatësisht nga Rasti i Burrelit apo “Shtëpisë së Verdhë“. Se një pjesë e madhe e shoqërisë civile ka pasur qëndrim anues dhe oportunist ndaj shkeljeve serioze të drejtave të njeriut që i ka bërë kjo Gjykatë në raport me pengjet nga Kosova është e ditur botërisht prandaj këta Trandafilova nuk e ka asnjë problem t’i informojë për punën dhe transparencën e kësaj Gjykate, tmerrësisht e mbyllur dhe tmerrësisht diskriminuese në baza etnike që identifikohet me mungesën e transparencës elementare, së paku deri më tani.

Thuhet se kjo gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, injorantët dhe dashkëqinjt vërtet mendojnë ashtu ndonëse me asgjë nuk identifikohet me Kosovën përveç se në baza etnike arreston dhe dënon shqiptarë. Ata që kanë kryer krime masive në Kosovë (serbët dhe Serbia) nuk ndiqen për krimet e bëra, janë shndërruar në bashkëpunëtorë dhe dëshmitarë të gjykatës për të cilën janë angazhuar që nga polici i trafikut i Serbisë e deri te presidenti i këtij shteti kriminel. Ekaterina Trandafilova është takuar edhe me civilistët dhe jocivilistët nga Serbia, do të ishte befasi po të mos takohej.

LESP-i i Kosovës, njërin ndër kapitujt kryesorë për sukses në procesin e risocializimi të të dënuarve i konsideron vizitat familjare, miqësore dhe shoqërore, ruajtjen e familjes dhe krijimin e familjes së re, me një fjalë parasheh të ruhet dhe forcohet mjedisi social. Po të njëjtën gjë e parasheh Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe Rregullat e Nelson Mandelës që kinse i zbaton kjo Gjykatë, si standardin më të lartë të Kombeve të Bashkuara që rregullon të drejtat e personave të privuar nga liria.

Shkeljet që iu bëhet në vazhdimësi pengjeve nga Kosova në Hagë, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë duhet të trajtohen seriozisht nga Komiteti Ndërkombëtar për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Degradues për faktin se askujt nga Kosova nuk i lejohet t’i vizitojë brenda hapësirës së burgut për të parë trajtimin e tyre dhe kushtet fizike. Kjo metodologji përdoret në të gjitha vendet e botës, hiç atyre diktatoriale dhe është thuaja praktikë uniforme e monitorimit. Ekaterina Trandafilova duhet të tregojë pse vetëm Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nga Gjeneva dhe Ombudspersoni i Holandës kanë të drejtë t’i vizitojnë pengjet e Hagës dhe, deri më tani nuk kanë bërë asgjë në mbrojtje të drejtave të tyre.

Pjesa më e madhe e deputetëve të Kosovës dhe politikanët e tashëm, jo që kanë ndonjë interesim për këta të syrgjynosur por po kërkojnë rrugë dhe mundësi si t’ua ndërprenë mbrojtjen ligjore dhe vizitat familjare përmes ndalimit të financimit. Të gjithë i përmendin se deri më tani janë shpenzuar për mbrojtje dhe vizita familjare 20 milionë euro kurse Kroacia vetëm për mbrojtjen e Ante Gotovinës i ka shpenzuar 33 milionë euro.

KMDLNJ fuqishëm dënon shkeljet që Gjykata Speciale Raciste po ua bënë pengjeve të Hagës, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë sikur edhe heshtjen e institucioneve të Kosovës që, me dashje apo pa dashje janë vënë në krahë të kësaj Gjykate. Vizita e Ekaterina Trandafilovës në Kosovë për KMDLNJ është e papranueshme, e neveritshme dhe në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale dhe si e tillë duhet të bojkotohet dhe kundërshtohet. /InLajmi/

 

Tags: Ekaterina TrandafilovaGjykata SpecialeKMDLNJ
Postimi i mëparshëm

Zgjedhjet serbe, OSBE mbështetë mbledhjen e votave nëse garantohet siguri

Postimi tjetër

AAK: Dyfishimi i buxhetit për bujqësinë nuk do të ishte investim i gabuar

Të ngjajshme Postime

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
KRYESORE

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Postimi tjetër
AAK: Dyfishimi i buxhetit për bujqësinë nuk do të ishte investim i gabuar

AAK: Dyfishimi i buxhetit për bujqësinë nuk do të ishte investim i gabuar

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu