Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa është ndalur tek projektet kapitale për të cilat tha ajo se shumica e investimeve kapitale të planifikuar nga qeveria aktuale janë projekte të moçme dhe të qeverive paraprake, përcjell InLajmi.
Tutje, theksoi Çitaku se kur flasim për projketet e reja shohim se gjysma e parave janë ndarë për komunat ku qeveris Vetëvendosje.
Për më tepër tha ajo se parat e taksapaguesve po ndahen në baza partiake.
Krejt në fund tha ajo se e vetmja fushë ku qeverisja aktuale po shkëlqen është propaganda.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kesaj qeverie janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake.
Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja.
Sipas raporteve kredibile, janë mu keto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane.
Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen./InLajmi/