Pijet energjike janë një nga pijet më të njohura në botë. Ato janë të shijshme, të japin energjinë që iu duhet në një ditë, por gjithashtu mbajnë shumë sekrete që nuk i dini …
Pije të tilla shiten me miliona por pasi të kuptoni dëmet e tyre, do të hiqni dorë menjëherë prej tyre.
Fillimi i pijeve energjetike
Pijet energjike u prodhuan fillimisht në Japoni, të krijuara për të përmirësuar performancën sportive dhe për të mbajtur biznesmenët japonezë në krye të lojës së tyre profesionale.
Më pas Red Bull ishte forma e parë e pijes energjike që u prezantua në SHBA në vitin 1997, dhjetë vjet pas debutimit të saj në botë në Austri, në vitin 1987. SHBA tani është konsumatori kryesor i ketyre pijeve .
Në vitet në vazhdim ato janë konsumuar në shifra jashtëzakonisht të larta duke nxjerr në pah çdo efekt anësor që këto pije popullore mund të kenë.
“Termi“ pije energjike i referohet pijeve që përmbajnë kafeinë në kombinim me përbërës të tjerë si taurina, vitamina B, duke u dhënë konsumatorëve energji shtesë.
Markat e ndryshme të pijeve energjike përmbajnë nivele të ndryshme të kafeinës, duke filluar nga 50 deri në 505 mg për kanaçe ose shishe. Kështu që mund të jetë një sasi e rrezikshme nëse konsumoni më shumë se një pije energjike në një kohë të shkurtër.
Studimet kanë treguar se kafeina ka efekte anësore negative në sistemin tuaj kardiovaskular.
Nëse hiqni dorë nga kafeina do të keni karakteristika të ngjashme me alkoolin ose pirjen e duhanit.
Simptomat e heqjes së kafeinës mund të përfshijnë dhimbje koke të forta, vjellje, lodhje, humor të keq, vështirësi në përqëndrim, depresion dhe dhimbje të muskujve.
Efektet negative të vitaminës B3
Ajo krijon efekte anësore në mëlçi, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Pijet energjike shpesh përmbajnë këtë element për të rritur efektet e kafeinës.
Ndaj, ndaloni menjëherë konsumimin e këtyre pijeve energjike duke i zëvendësuarr me ujë kokosi, çaj jeshil, mjaltë, xhenxhefil etj