Shqipëria do të zhvilloj 2 ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionat Botëror në nëntor.
Pjesë e listës së të ftuarve për këto ndeshje nuk është sulmuesi i Chelseat, Armando Broja.
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka mbajtur konferencë për media para ndeshjeve, ku ka treguar arsyen pse nuk është ftuar ai.
Braziliani ka theksuar se Broja nuk është ftuar për shkak të problemeve të tij me lëndimet.
“Duhet të respektojmë së pari shëndetin e lojtarit. Kjo është parësore. Është një lojtar me potencial të shkëlqyer, por është një situatë ndryshe nga Mihaj. Ne monitorojmë rreth 56 lojtarë, por Broja që nga 12 tetori kur u rikthye te Chelsea, pas Kombëtares, nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Sot bëhen saktësisht 11 muaj nga dëmtimi i tij dhe në të tilla situata, lojtari ka nevojë për kohë. Ka bërë disa minuta përpara se të grumbullohej me Kombëtaren dhe më pas nuk ka luajtur më”.
“Ndërsa Mihaj ka pësuar një dëmtim me skuadrën e tij. Në fillim nuk u duk i vështirë, por pas konsultave me mjekët, rezultoi që ai duhet të qëndrojë rreth 3-4 javë jashtë fushave të lojës. Situatë ndryshe nga Broja, për të cilin kemi thënë gjithmonë që ka nevojë për kohën e duhur për t’u rikthyer në fushë, pas një dëmtimi kaq të gjatë”, ka thënë ai.
“Kuqezinjtë” do të luaj ndaj Moldavisë më 17 nëntor e Ishujve Faroe më 20 nëntor, shkruan lajmi.net.
Shqipërisë i duhet një pikë për t’u kualifikuar në Euro 2024.