Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për Raportin e Progresit, ndërsa është shprehur se raporti i sivjetmë i Komisionit Evropian për Kosovën, është më negativi në historinë e Kosovës pas pavarësisë, përcjell InLajmi.
Ndërsa, fajtor për vërejtjet në Raportin e Progresit Tahiri e bënë Qeverinë Kurti për çka tha ai se me një qeverisje të tillë pa progres mund ta harrojmë anëtarësimin në BE.
Tahiri ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e quajtur qeveri të regresit, politizimit, dështimit dhe paaftësisë.
Deputeti Tahiri, përveç se përmned dështimin e qeverisjes aktuale në hartimin e miratimin e ligjeve, ai kujton se raporti i progresit vë në pah edhe dështimin në fushën e ekonomisë.
Ai tha se raporti nënvizon performancë të dobët ekonomike, si rezultat i mungesës së investimeve, gjë që shoqërohet me inflacion të lartë 2 shifror, dhe me mungesë të një qasje që ndërlidhë tregun e punës me nevojat ekonomike.
Tahiri kujton gjithashtu se vërejtje janë bërë edhe punësimeve në administratë , ndërsa theksohen vendimet ad hooc të qeverisë të cilat kanë krijuar kaos e konfuzion rregullativ që nuk lejon as punësim meritor e as sitemim meritor.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria e regresit, politizimit, dështimit dhe paaftësisë.
E thotë Bashkimi Evropian!
Institucionet e Republikës së Kosovës pranuan vlerësimin e Bashkimit Evropian. Kjo qeveri e fjalëve të mëdha, është vlerësuar për dështime të mëdha. Nga një analizë fillestare në kuadër të Aleancës, e përmbajtjes së këtij vlerësimi, por edhe e aspektit kualitativ dhe të formulimit, tregon se ky raport përdorë termin ‘Progres’ rreth 205, me këto kualifikime:
32 herë theksohet se ka mungesë progresi;
49 herë theksohet se ka progres të mangët;
59 herë theksohet se ka njëfarë progresi;
42 herë theksohet se është bërë progres;
15 herë në aspekte tjera;
Dhe, vetëm 8 herë theksohet se ka progres të mirë.
Për Bashkimin Evropian, shqetësues mbetet fakti, që disa ligje vitale janë miratuar përmes procedurës së përshpejtuar, pa marrë në konsideratë nevojën për konsensus. Kjo, siç kemi tërhequr vëmendjen, gjithnjë si Aleancë, ka rezultuar me ligje të dobta dhe që nuk i përshtaten nevojave dhe kërkesave të kohës. Nisur nga ky sfond, të njëjtat ligje me të drejtë janë sfiduar në Gjykatën Kushtetuese. Për BE-në, mungesa e vullnetit për konsensus dhe praktikimi i procedurës së përshpejtuar, është defekt dhe dështim demokratik./InLajmi/