Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, shprehet i shqetësuar për keqmenaxhimin e parasë publike, mos investimin nga qeveria, ndërsa thekson se nëse ky trend vazhdon, Kosova nuk e ka larg kolapsin ekonomik, përcjell InLajmi.
Ai duke iu referuar një grafikoni të publikuar nga Instituti GAP, për rënien e shitblerjeve të pronave banesore, u shpreh se ky grafion tregon gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Kosove, në 2 vitet e qeverisjes të Qeverisë Kurti.
Rukiqi, thekson se rënia e fuqisë blerëse dhe problemet me likuiditet tek bizneset, janë pasojë direkte e paaftësisë së qeverisë për menaxhimin e krizës e implementimin e projekteve publike.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Grafikoni i publikuar nga Instituti GAP, na jep indikacione te qarta, per gjendjen e perkeqesuar ekonomike ne Kosove, ne 2 vitet e qeverisjes te pushtetit aktual.
Ne kete grafikon, ilustrohet renia e shitblerjeve te pronave banesore ne vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Ne baze te informatave nga sektori i ndertimit dhe patundshmerive, i njejti trend negativ ka vazhduar edhe kete vit.
Çdo trend negativ ne sektorin e ndertimit dhe patundshmerive, ka efekte zinxhirore ne shumicen e sektoreve te tjere.
Kjo renie e shitblerjeve te pronave, mes tjerash, vjen nga: renia e fuqise blerese (ndikimi i rritjes te çmimeve tek qytetaret) dhe krizes se likuiditetit (bizneset kane veshtiresi ne realizimin e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve).
Renia e fuqise blerese dhe problemet me likuiditet tek bizneset, jane pasoje direkte e paaftesise se qeverise, per menaxhim te krizes me rritjen e çmimeve dhe per te implementuar politika dhe projekte publike (investimet kapitale nga buxheti).
Nese vazhdon ky avaz i paaftesise dhe keqmenaxhimit te parase publike (duke mos investuar), kolapsin ekonomik nuk e kemi larg./InLajmi/