Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, u prit në takim nga Ministri të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto.
Gjatë takimit, të 2 ministrat diskutuan rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet 2 shteteve në fushën e mbrojtjes, për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në Ballkan por dhe më gjerë.
“Angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat Euro-Atlantike reflekton vlerat demokratike, pro-perëndimore që përqafojmë si shtet. Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjik, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, ka thënë Maqedonci.
Po ashtu ai ka falënderuar ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë për Kosovën, përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë, si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it.
I pari i Ministrisë së Mbrojtjes ka qëndruar në Itali me ftesë zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto./InLajmi/