Opinionisti politik, Gazmir Raci, ka folur për propozimin e fundit të bërë nga treshja evropiane dhe SHBA-ja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se SHBA-të kanë qenë shumë të qarta se nuk lejojnë Republikë Serbe të re në Kosovë.
“I kemi dy dokumente që janë shumë të rëndësishme e që kjo fazë duhet të mbyllet mbi ato dy dokumente. E para është Marrëveshja e 2013-ës që është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës si marrëveshje ndërkombëtare dhe është aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi parimin e vitit 2015, shto këtu edhe artikullin e diplomatëve që e përmendi ambasadori”.
“Mendoj se nuk është aq e thjeshtë sa të mos i besohet diplomatëve amerikanë madje tashmë e kanë edhe me zë edhe me tekstë të shkruara qëndrimet amerikane. Qëndrimet e sotme të ambasadorit amerikan janë garancia e fundit u pa këtë javën e fundit u krijuar një farë amullie në opinion sidomos nga liderët opozitarë. Doli Z. Haradinaj e tha po se e kemi parë dokumentin, kjo është loja e dyfishtë. Nëse këta liderët opozitarë kanë insistuar të shkohet me zbatim siç tha ambasadori amerikan, përte kësaj nuk shkon as SHBA e lëre më të shkojmë ne. SHBA-të kanë qenë shumë të qarta se nuk lejojnë Republikë Serbe të re në Kosovë”, ka thënë Raci