Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në prag të Forumit të Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris, është pritur nga Presidenti francez Emmanuel Macron, përcjell InLajmi.
Kryeministri Kurti është bashkjë me bashkëshortën e tij, Rita, ku u pritën në pallatin presidencial “Elysee”.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të 6-të të Forumit të Paqes në Paris” /InLajmi/