Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë ditës së enjte është takuar me abasadorin amerikan, z. Jeffrey Hovenier ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se ka falenderuar Hovenier për angazhimin e SHBA-së për Kosovën në cdo proces të saj.
I pari i AAK-së tha se ka ofruar mbështetje për planin Franko-Gjerman, duke theksuar se ky plan është më i shkurtëri për rrugëtimin drejt NATO-s.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.
E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare./InLajmi/