Është mbajtur konferencë shtypi nga Komisioni Evropian për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe për Planin e të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se zgjerimi BE-së është mundësi unike që do të rrisë paqen dhe prosperitetin.
Kurse Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhely, tha se plani i ri krijon mundësi para integrimin evropian. Ai tha se ky plan sjellë përfitime për të gjithë. Várhely, theksoi se plani ka katër liri, raporton RTKlive.
Sipas tij BE-ja kërkon që shtetet e Ballkanit Perëndimor të trajtojnë njëri tjetrin si partner. “Jemi gati të ofrojmë mbështetje ne i propozojmë Këshillit për të mbështetur agjendën e reformave dhe të ofrojmë gjashtë miliardë shtesë”, tha ai.