Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Qeverisë foli për draft statutin e Asociacionit, ndërsa theksoi se në mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti të gjithë anëtarët i ka njoftuar në pika të trasha për draftin e Asociacionit, raporton InLajmi.
Ndërsa doli për procesin e dialogut, ministrja Haxhiu tha se Kurti është partner serioz dhe se ka konsideratë për kërkesat e ndërmjetësve të dialogut.
“Unë si ministre e Drejtësisë jam gjithmonë në dispozicion, në mbledhjen e fundit të LVV na ka njoftuar në vija të trasha në propozimin Evropian Amerikan, para seancës në raportim në Kuvend ka paralajmëruar edhe grupin parlamentar të cilët I ka njoftuar më mbarëvajtjen e takimit të 21 tetorit, dhe qëndrimin e Kosovës në lidhje më këtë ka pasur debat edhe në Kuvendin e Kosovës, sa për kryeministri Kurti, teksti mund të jetë publike prej dje, por kjo nuk mund të ndodhë dhe për këtë arsyet i ka përmendur Kryeministri Kurti”, deklaroi Haxhiu.
Siç tha Haxhiu, kryeministri e ka ekipin e dialogut, por gjithsesi dokumentet nga ky proces komentohen edhe nga krerët e shtetit.
“Kryeministri Kurti, është partner serioz që i trajton me respekt por edhe më konsideratë partnerët. Ai e ka ekipin e tij për dialog më të cilin ndanë dokumente të cilat kanë nevojë të vlerësohen por edhe të komentohen, konsultohet më Presidenten e Kosovës, dhe kryetarin e Kuvendit të cilët janë krerë të republikës së Kosovës”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu foli edhe për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, për të cilën tha se po punohet por që nuk mund të jap më shumë detaje.
“Padia për gjenocid është në planin qeverisë është duke punuar. Për shkak të ndjeshmërisë s’mundemi me nda detaje. Po të kishte vullnet politik për adresimin e krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë. Në raport me dëmet e shkaktuara do të jetë në përgjegjësi të Institutit”, tha ministrja Haxhiu./InLajmi/