• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

6 gjërat që çdo nënë e re duhet t’i dijë që “të mbijetojë” 6 javët e para

V E nga V E
7 November 2023
në KRYESORE
0 0
0
6 gjërat që çdo nënë e re duhet t’i dijë që “të mbijetojë” 6 javët e para
0
SHPERNDARJE
64
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kam dyshim se çdo nënë është dakord me mua kur them se gjatë shtatzënisë, e vetmja gjë që është më e keqe se sa shenjat e strijave janë orët e këshillave që merrni nga burime të ndryshme për të mos qenë prindër të këqinj.

Në mes të gjithë këtyre burimeve ku mund të gjesh informacion sot, që nga interneti, librat etj, nuk e di kurrë se çfarë duhet të besosh sepse ka libra që kundërshtojnë njëri –tjetrin, apo ka nëna që thonë se një metodë u ka funksionuar ndërkohë që të tjerat shpërthejnë kundër saj.

Por pasi bisedova me shumë nëna të tjera, kuptova që të gjitha kemi luftuar me të njëjtat gjëranë javët e para pas lindjes,dhe askush nuk u shqetësua të na paralajmëronte për to, në mes të leksioneve për ushqyerjen e fëmijës, ndryshimet në jetën tonë etj.

Më poshtë kam përgatitur një listë të gjashtë gjërave më të mira, që besoj se të gjitha jemi dakord, që çdo nënë duhet t’i dijë:

1.Dëgjoni instinktet tuaja, jo Dr. Google.Me kaq shumë burime informacioni në internet dhe libra në dispozicion sot, shumica e tyre kundërshtojnë njëri-tjetrin, prandaj mos mendoni gjithmonë se këto burime dinë më shumë sesa ju. Për shembull, nëse mendoni se fëmija juaj është i uritur, ushqejeni atë. Mos lexoni librat që ju thonë se duhet të prisni dy ose tre orë. Ushqejeni fëmijën tuaj sepse nuk ka asnjë arsye pse ta lini të uritur vetëm se duhet të ndiqni udhëzimet e një informacioni të lexuar diku. Besoni atë që ju thotë zemra juaj dhe do të jeni në rregull.

2.Dëgjoni shenjat që ju dërgon fëmija juaj.Ndërsa foshnjat komunikojnë vetëm përmes gjuhës së trupit dhe duke qarë, brenda javës së parë, ju do të filloni të vini re sjellje dhe tone të ndryshme të të qarit, të cilat qartë përpiqen t’ju tregojnë diçka. Për shembull: Foshnjat do t’ju tregojnë se janë të uritura përpara se të qajnë, për shembull mund të fusin dorën në gojë etj. Kur të vini re ndonjë nga këto shenja ushqejeni fëmijën tuaj, pa pritur që ai të qajë. Nëse foshnja do të lodhet duke pirë shenjat mund t’i vëreni tek lëvizjet e veshëve. Kushtojini vëmendje këtyre shenjave të ndryshme brenda javës së parë apo më shumë dhe do të keni mundësi që të dëshifroni se çfarë po përpiqet t’ju tregojë foshnja juaj.

3.Vendimi midis ushqyerjes me gji dhe formulës nuk duhet të bëhet më i madh sesa ai për Luftën e III Botërore.Para së gjithash, ushqyerja me gji nuk është vendos edhe hiq.Ushqyerja me gji është një proces i vështirë.Duhet kohë, është një siklet që si ju dhe foshnja duhet të përballeni. Nëse nuk po ia dilni dot kërkoni një konsulent laktacioni. Jini të përgatitur se kjo betejë e mundshme do të marrë gjithë forcën tuaj të brendshme për t’u realizuar.

Së dyti, ushqyerja me gji mund të mos bëjë për ju. Ju ose foshnja juaj mund të keni një problem mjekësor që ju bën të mos jeni në gjendje të ushqeni me gji. Mund edhe ta urreni, mund të mos jetë e përshtatshme për ju. Por nuk duhet kurrsesi të mendoni se keni dështuar si nënë vetëm sepse nuk po ia dilni me ushqyerjen me gji.

Pavarësisht nga ajo që bëni, bebja juaj do të jetë e bukur dhe e mrekullueshme, e zgjuar dhe e artikuluar. Bëni atë që është më e mira për ju dhe fëmijën tuaj. Mos lejoni që dikush t’ju bëjë të ndiheni ndryshe.

4.Mos u fiksoni duke u përpjekur të jeni nëna e përsosur. Nuk ekziston një nënë perfekte. Për të qenë nëna më e mirë e fëmijës suaj, gjithçka që ju duhet të bëni është të jepni më të mirën tuaj. Prindërimi përmban edhe triumfet edhe dështimet. Mos ia bëni të vështirë vetes suaj dhe mos u dekurajoni nëse dështoni.

Mbi të gjitha, mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Nëse dikush dëshiron t’ju përgatisë darkën, le ta bëjë. Nëse dikush do të kujdeset për fëmijën ndërsa ju flini, le ta bëjë. Pranoni me mirësjellje të gjithë ndihmën që ju jepet sepse me shumë mundësi personi që jua ofron ka qenë në situatën tuaj.

5.Mos harroni të gjeni kohë për partnerin tuaj.Është kaq e thjeshtë për të humbur vëmendjen nga marrëdhënia juaj me partnerin gjatë atyre javëve dhe muajve të parë të prindërimit. Midis rraskapitjes nga netëve pa gjumë, orareve të kërkuara për ushqyerjen me gji dhe aktiviteteve tuaja normale në shtëpi ose punë, mund të jetë e vështirë të gjeni kohë të mirë për të kaluar me partnerin tuaj. Sidoqoftë, është e rëndësishme që ju ta gjeni atë.

Mos harroni t’i thoni “Të dua” partnerit ose të paktën bëni të mundur që të konsumoni një vakt së bashku dhe gjatë atij vakti përpiquni të flisni për ndonjë gjë tjetër veç foshnjës suaj.

Çelësi nuk është të ndërtoni një jetë të re tuajën rreth foshnjës, por të bashkoni fëmijën tuaj me jetën tuaj ekzistuese.

6.Mos harroni të gjeni kohë për veten tuaj.Është absolutisht thelbësore që të merrni kohë për veten tuaj çdo ditë. Çdo ditë duhet të gjeni kohën për të bërë një dush, për të veshur rroba të pastra dhe për të ngrënë të paktën dy vakte të shëndetshme. Pastaj përpiquni që të dilni nga shtëpia jo më pak se për 10 minuta çdo ditë. Edhe një shëtitje e shkurtër bën mrekulli. Thjesht largohu pak nga fëmija për t’u përtërirë.

Tags: BebiLindjePsikologjia
Postimi i mëparshëm

Analisti Hoxha: Asociacioni është autonomi territoriale për serbët

Postimi tjetër

Çfarë ka ndodhur me 7 nëntor ndër vite

Të ngjajshme Postime

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit
KRYESORE

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
KRYESORE

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet
KRYESORE

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake
KRYESORE

Ismaili i bindur për fitoren në Prishtinë: Mbështetja do të jetë qytetare, jo partiake

25 September 2025
Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike
KRYESORE

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

25 September 2025
Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re
KRYESORE

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
Postimi tjetër
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 7 nëntor ndër vite

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu