Kampioni evropian i boksit, Nikita Ivanov plagosi 4 persona jashtë një restoranti në qendër të Moskës të dielën.
Ai kishte pasur më parë probleme me ligjin, thanë autoritetet kompetente për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
“Personi i arrestuar për të shtëna në afërsi të një restoranti në Moskë është 37-vjeçari Nikita Ivanov, kampion i Evropës në boks”, tha bashkëbiseduesi i agjencisë, duke shtuar se ky nuk është incidenti i parë në të cilin sportisti përballet me dënim me burg.
3 vjet më parë, Ivanov rrahu boksierin Basir Mirsiabov në tren. Mirsijabov u shtrua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas Ivanov u dërgua në paraburgim nga policia, shkruan lajmi.net.
Boksieri u arrestua edhe në vitin 2021, kur konduktori në metronë e Moskës e gjobiti me 5.000 rubla për mosmbajtjen e dorezave gjatë pandemisë së koronavirusit.