Jo, edhe pse duhet t’i sterilizoni para se t’i përdorni ato për herë të parë, e njëjta gjë vlen edhe për çuçon, gotat ose enë të tjera me të cilat ushqeni të vegjlit tuaj.
Shumë pediatër mendojnë se lavastoviljet ose fërkimi mirë me ujë të nxehtë dhe me detergjent është i mjaftueshëm për të pastruarbiberonindhe pjesën e thithës.
Vetëm sigurohuni ta vendosni shishen në raft të lartë të pjatalarëses, kështu që ajo nuk do të shkrihet. Përdorni një shportë për pjesët e vogla si koka që thith fëmija.
Nuk është një ide e keqe ta sterilizoni njëherë në disa kohëbiberoninpër të qenë të sigurt, sidomos pasi fëmija ka qenë sëmurë.
Disa prindër blejnë një sterilizues të veçantë të biberonëve, por ato nuk janë të nevojshme, shkruan Revista për nënat.

Vendosja e tyre në një tenxhere të madhe me ujë të pastër e të valuar për rreth 5 minuta funskionon po aq mirë.