Pas 10 ditësh grevë, minatorët kanë arritur marrëveshje me Ndërmarrjen “Trepça”, për ndërprerjen e grevës dhe realizimit të kërkesave të parashtruara nga minatorëve, përcjell InLajmi.
Ndërmarrja “Trepça” publikoi letrën e minatorëve me 4 kërkesat e parashtruara, ndërsa bën të ditur se është pajtuar që 3 kërkesat e tyre të realizohen.
Kërkesat e paraqitura nga ana e minatorëve janë, paga e minatorit prej 6-10 të muajit; të shpallet konkursi i KE-së; të përmirësohen kushtet e sigurisë; të tërhiqen vendimet e nxjerra gjatë grevës,
Në letrën e publikuar nga Ndërmarrja “Trepça” ndër të tjera theksohet se Bordi i Përkohshëm i ka trajtuar me kujdes kërkesat e minatorëve dhe se pajtohen në 3 pika.
“Ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve jemi në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e paraqitura nga ju, sepse janë edhe prioritet tona tashmë. Ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve pajtohemi me pikat 1,2,3. Kërkesa e fundit e letrës tuaj ju sigurojmë që do të analizojmë dhe shqyrtojmë në vijimësi vendimet e KE-së, përfshirë ato nga data 27.10.2023”, thuhet në letrën e Ndërmarrjes “Trepça”.
Njoftimi i Plotë: