Koloneli në pension i Policisë së Kosovës,Rrahman Sylejmani, vlerëson se protesta e fundit e njësive speciale vetëm tregon se problemet që kanë ekzistuar janë thelluar.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se pamjet e djeshme të policisë nuk janë aspak të pëlqyeshme.
“Kjo dërgon mesazh tek ata që nuk na e duan të mirën. Serbia gëzohet. Kjo dërgon mesazh përtej asaj që flitet dhe diskutohet”, është shprehur Sylejmani.
Sylejmani thotë se Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Eksploziv dhe Deminim është dashur që ankesat t’i konsumojë nëpër nivele hierarkike, para se të protestonte.