Në mëngjesin e së hënës në një kantier ndërtimi në Hafer City në Hamburg të Gjermanisë ka ndodhur një tragjike ku kanë vdekur katër persona dhe njëri është lënduar rëndë.
Mediat gjermane raportuan gjatë së martës se 3 nga viktimat ishin shqiptarë.
Në një përgjigje për Klankosova nga policia e Hamburgut thuhet se 2 nga të vdekurit janë shtetas shqiptarë, e po ashtu edhe njëri nga të lënduarit rëndë i cili është i shtrirë në spitalin e Hamburgut.
“Jemi duke pritur identifikimin e 2 personave të tjerë që vdiqën në këtë aksident. Nuk mund t’ju jap ndonjë informacion të mëtejshëm për momentin”, tha në një përgjigje zëdhënësi i policisë Soren Simbal.