Mëngjesin e së mërkurës, Gjykata Speciale e ka bastisur edhe shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime të pretenduara lufte në Hagë të Holandës, raporton InLajmi.
Kujtojmë se nga e hëna, Specialja ka bastisur edhe disa shtëpi të tjera, të ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami, si dhe të disa ish-ushtarëve të UÇK-së, ku edhe u ka konfiskuar materiale të ndryshme dhe telefona.