Alba u bë njëra ndër banoret me më vëmendje në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, lidhur me raportet e saj me 2 djemtë, Azemin dhe Lumbardhin.
E sonte ka ardhur një befasi për Albën, një zarf nga prindërit e saj, shkruan Klan Kosova.
“Zemra jonë urojmë të jesh mirë, asnjëherë nuk kemi pas frike me ja besu rrugëtimin, ne besojmë ne forcën e shpirtit dhe mendjes sate. Po te ndjekim dite e nate, shijoje këtë eksperience, ti je burim i jetës dhe i dashurisë. Te duam pa fund mami dhe mami”, ishin fjalët që prindërit i kishin dedikuar Albës, e cila u pa e përlotur dhe me plot emocione”, ishte mesazhi që i erdhi asaj.