Sibel Halimi, zëdhënëse poilitike e LDK-së, kritikon qeverinë për siç thotë ajo për mosveprim ndaj kërkesave të minatorëve edhe pas një jave të grevës për realizimin e të drejtave të tyre themelore, përcjell InLajmi.
Ajo shprehet e shqetësuar se një javë grevë për dhjetëra minatorë po kalon në pasoja shëndetësore, ndërsa thekson ajo se sjellja shtetërore nuk ka ku të jetë më dëshpruese.
Për më tepër thekson Halimi se gjendja shëndetësore e minatorëve nuk arriti të zbutë zemrën e politikanit (Kurti) që sakrificën për të tjerët nuk e lëshon nga goja.
Ajo tha se thirrjet e minatorëve nga nëntoka për dinjitet e kushte minimale të punës janë gjithmonë të drejta!
Postimi i plotë i saj:
U bë një javë që kur minatorët e Trepçës janë në grevë. Një dyzinë prej tyre janë të shtrirë në emergjencë me shëndet të rënduar dhe as ky fakt nuk ia zbuti zemrën politikanit që sakrificën për të tjerët nuk e lëshon nga goja, tashti Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Braktisja shtetërore s’mund të ishte më e vrazhdë, përbuzja institucionale s’mund të ishte më dëshpëruese; politika s’mund të shkojë më larg se kaq matanë njerëzores.
Thirrjet e minatorëve nga nëntoka për dinjitet e kushte minimale të punës janë gjithmonë të drejta!/InLajmi/