Është mbyllur pa fitues ndeshje a parë e kësaj fundjavë në Superligën e Kosovës.
Fushë Kosova ka barazuar pa gola përballë Malishevës.
Në pjesën e parë nuk pati raste për asnjërën skuadër.
Pjesa e 2-të ishte më e “gjallë” nga të dyja skuadrat që krijuan më shumë raste shënimi, por pa sukses.
Të shtunën, në krye të Malishevës si trajner debutoi Qëndrim Kida, që ishte asistent i parë i Alirifës.

Fushë Kosova ka gjashtë pikë në 11-të ndeshje dhe zë pozitën e fundit në tabelë, kurse Malisheva ka 13 pikë. shkruan lajmi.net.
Në xhiron e 12-të, Fushë Kosova udhëton te Llapi, ndërsa Malisheva e pret Prishtinën.