4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një banesë në Pejë është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Lekë Dukagjini në këtë qytet. Në momentin e djegies askush nuk ka qenë në banesë ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin me kohë.
Rastin për lajmi.net e ka bërë të ditur Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 18:00 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” zjarri ka kapluar një banesë, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarrin dikur vonë kanë arritë me lokalizu zjarrfikësit, mirëpo dëmet janë të mëdha banesa është djegur. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit”, tha Gashi