Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti pas takimit më pesë emisarët të deklarohej për media e të sqaronte më shumë për qytetarët, raporton InLajmi.
Sipas tij , shefi i ekzekutivit ia ka borxh qytetarëve një sqarim, ndërsa kërkoi nga kryeministri që të ketë bashkëpunim me aleatët e sidomos me SHBA-në.
“Kryeministri i’u ka borxh të gjithë qytetarëve që të mbajë një konferencë dhe të flas për qëndrimi e tij në lidhje me atë vizitë. Gjëja e parë që kryeministri duhet ta bëjë është ta dimë se ku qëndron vendi jonë nga këto kërkesa. I bëjmë thirrje kryeministrit që të ketë një bashkëpunim me aleatët e sidomos me ShBA-në. Ne po kërkojmë që të ketë një hetim ndërkombëtar”, tha Tahiri.
Tahiri, foli edhe për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani “se kush do betejë politike më të, betejë do të këtë”, ndërsa u shpreh se opozita nuk do të ketë betejë, politike por betejën Kushtetuese ajo veç se e ka humbur.
“Edhe këtu presidentja tregoi që është e paanshme. Nuk është për presidenten që të bëjë politikë me opozitën. Presidentja po na kërkon betejë politike, por ne do t’i japim betejë Kushtetuese ”, tha deputeti Tahiri.
Për mosdektretimin e kryeprokurorit tha se janë duke bërë një analizë për ta parë se ku janë shkeljet në këtë rast.
Ai tha se Osmani ka bërë shkelje serioze sa i përket kësaj çështje dhe se ato shkelje sipas tij, “mund ta qojnë në shtëpi”.
“Ne e kemi theksuar që na duhet një kohë e që ta bëjmë një analizë që ku tregohet se a ka shkaktuar shkelje presidentja. Tashmë e dimë që ajo ka bërë 2 shkelej serioze duke mosdekretuar për 18 muaj kryeprokurorin e shtetit dhe e 2-ta mos dekretimi i kryeprokurorit. Draftin do ta kemi gati nesër sa i përket kësaj çështje dhe do ta shpërndajmë. Nuk jemi për mi pri bajrakut sa i përket kësaj çështje”,
deklaroi Tahiri.