Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusrai-Lila, tha se nuk ka informacione që 5 diplomatët që ishin në vizitë të shtunën të kenë dhënë afat për Kosovën për ndonjë marrëveshje, raportin InLajmi.
Kusari –Lila, duke folur për vizitën e 5 dilomatëve, tha se është e rëndë deklarata e të dërguarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili potencoi se asgjë nuk ka ndryshuar në procesin e dialogut sa i përket sulmit pas 24 shtatorit.
“Nuk kam informacion se ka ultimatum dhe që afati është të etjen. Sa i përket deklarimit të Lajçakut pak me e rënd është deklarata se asgjë nuk ka ndryshuar pas 24 shtatorit. Natyrisht se Kosova ka qenë e gatshme dhe ka treguar gatishmëri për dialog. Ne jemi të qëndrimi se 24 shtatori ka shënuar një kthesë të rëndësishme jo të mirë në procesin e dialogut”, tha Kusari-Lila.
Ajo u shpreh se është e rëndësishme që të dialogohet me opozitë sa i përket pjesëmarrjes në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, shpreson se deri në fund të javës pritet që të ketë ndryshim sa i përket opozitës që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahen 3 seanca.
“U dakodruam që këtë javë të kemi 3 seanca. E para është ajo që do të mbahet të enjten në orën 10:00. Të njëjtën ditë me fillim ne ora 12:00 do të filloj një seancë tjetër me kërkesë të opozitës e cila do të trajtojë një rezolutë për koeficientin e pagave. Jemi dakorduar që një seancë të jete edhe të premten”, tha Kusari-Lila/InLajmi/