Në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Presim intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat rrallë në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26, madje mund të ndodhë deri në 27 gradë Celsius.
Të shtunën intensifikim i rrebesheve të shiu në Mal të Zi. Në viset tjera ende mjaft ngrohtë dhe me intervale kohore me diell. Më vonë rrebeshe intensive priten edhe në veri të Shqipërisë dhe eventualisht edhe në Dukagjin të Republikës së Kosovës. Gjatë natës rrebeshe kalimtare priten në shumë rajone dhe reshjet do të jenë të karakterit lokal, pra ato do të ndodhin vetëm në zona të caktuaram shkruan Meteo Ballkan.
Nga e diela ulje të lehta të temperaturave, ndërkohë që vazhdon mot me intervale kohore me diell e vranësira të herëpashershme. Reshjet do të jenë të pakta e të izoluara