Rezoluta për Policinë e Kosovës sërish nuk del në votim për shkak të mungesës së kuorumit.Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deptutët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ky “bojkot” është kritikuar nga opozita, raporton InLajmi.
Kritika të ashpra janë adresuar ndaj mazhorancës në Kuvend, ndërsa kjo mungesë edhe nga kabineti qeveritar, cilësohet grushtet institucional
Gjithashtu mungesa e Vetëvendosjes në Kuvend është barazvlerësuar me mungesën e deputetëve të Listës Serbe.
Kujtojmë se opozita ka propozuar Rezolutë për Policinë e Kosovës për përmirësimin e kushteve të punës, ndërsa në seancë ku u prezantua rezoluta munguan të gjithë deputetët e partisë në pushtet sikur edhe anëtarët e kabinetit qeveritar./InLajmi/