Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel u shpreh në Tiranë se është koha që BE të mbajë premtimin për zgjerimin.
“Ju falenderoj për angazhimin në rajon dhe udhëheqjen e tij. A është BE vetëm të menaxhojë apo duam të udhëheqim. Zgjerimi është pjesë e përgjigjes, është investim në paqe e begati. Ky procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin, mes BE dhe Ballkanit. Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë, ka qenë një rrugë e ngadaltë e zhgënjues.”
“Është koha të mbajmë premtimet duhet të bëjmë shumë që të jemi gati. Ju duhet të realizoni angazhimet tuaja, ne duhet të përgatitemi për të mirëpritur anëtarë të rinj”, tha ai, ndërsa iu përgjigj me batutë krahasimit të kryeministrit Rama, për procesin e zgjerimit”, tha Michel, shkruan abcnews.al.
“2030 është hasur me skepticizma e di që e keni krahasuar me një nuse dhëndri i të cilët nuk vjen asnjëherë në dasmë. Ne po e përgatism këtë dasmë. Zgjerimi është i bazuar në meritë. Disa ditë më parë, bashkë me të tjerë diskutuam për këtë temë dhe ramë dakord që duam të behëmi gati për zgjerimin tonë të ardhshëm” u shpreh Michel.