Megjithëse jemi në mes të tetorit, ankorimi i anijeve, jahteve dhe kroçierave turistike që vizitojnë Shqipërinë edhe nëpërmjet portit të Durrësit, po vazhdon.
Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se, vetëm gjatë ditëve të fundit në Portin e Durrësit janë ndalur 4 mjete turistike.
Ditën e nesërme pritet të akostohet “MS Monet”, të hënën në mëngjes “SEVEN SEAS NAVIGATOR”, ndërsa në datë 18 tetor, do të mbërrijë ” VARIETY VOYAGER”, të gjitha për qëllime turistike, bëjnë me dije agjencitë pritëse.
Rreth 2.600 turistë të huaj parashikohen të vizitojnë Durrësin vetëm nëpërmjet mjeteve turistike detare, shkruan ATSH.
Nga të dhënat zyrtare të Dispençerisë Qendrore janë planfikuar 8 kroçiera, të cilat do të ndalen në kalatat portuale gjatë këtij muaji, duke shënuar kështu një ndër muajt me volumet më të larta të turizmit me kroçiera dhe jahte.