Qeveria e Kosovës ka marr vendim për të bërë disa ndryshime në programin legjislative për këtë vit, duke shtyrë për vitin tjetër hartimin, ndryshimin e miratimin e disa ligjeve, raporton InLajmi.
Për këto ndryshime të programit vjetor legjislativ, foli kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë, ndërsa theksoi se ndryshimet në axhenden legjislative janë për shkak të volumit të lartë të punës në hartimin e legjislacionit të fushave të ndryshme.
“Për shkak të numrit të madh të Projektligjeve për hartim e miratim këtë vit detyrohemi që disa prej tyre t’i shtyjmë për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.
Kryeministri i përmendi kështu disa Projektligje të cilat mbeten në program për vitin tjetër, ndër ta edhe Projektligji për Planifikimin Hapsinor.
“Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin për bashkëpunim ndërkomunal (MAPL), Projektligji për Planifikim Hapësinor (MMPH), Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 08/L-067 për Inspektimet, Projektligji për harmonizimin e ligjeve veçanta me ligjin numër 04/L-202 për sistemin e lejeve dhe licencave dhe Shtyhet afati deri më 31 dhjetor për Projektligjin për banim social (MMPH)”, tha kryeministri./InLajmi/