Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela ka theksuar për emisionin “Expose”, se Kosova në dialog duhet të fokusohet që ta marrë njohjen de fakto nga ana e Serbisë.
“Përveç diskutimeve për formatin a duhet ndërruar, ne duhet të fokusohemi në ato pikat që Kosova ka insistuar që nga fillimi, që të ketë qoftë edhe njohje de fakto të Kosovës sepse këtu është problemi, Serbia dhe beteja ose veprimet e saja të fundit nuk janë se mungon Asociacioni i komunave ose jo, ata thjesht e kontestojnë të drejtën tonë te ekzistencës shtetërore si shtet i pavarur”, ka theksuar ai.
Ai poashtu ka theksuar se duhen kërkuar garanca të sigurisë, masa ndaj Serbisë që Serbia të sillet në mënyrë normale me një fqinj të tij.
“Ne e kemi thënë disa herë që zgjidhja më e mirë është njohja eksplicite, njohja de juro e Republikës së Kosovës dhe kjo e zgjedh këtë nyje mes Kosovës dhe Serbisë . Natyrisht do të varet shumë se si do të pozicionohen akterët ndërkombëtar dhe ne për momentin nuk kemi ide të re në tavolinë që mund të themi në këtë moment dhe nuk mund të paragjykojmë nëse do të këtë ndryshim të formatit, ngritje të përfaqësimit qoftë nga BE qoftë nga SHBA në dialog apo edhe mënyra se si do të realizohet ky dialog”, thotë Vela për emisionin “Expose”, raporton Gazeta Blic
Ai ka thënë se nuk mund të vazhdojmë thuajse asgjë nuk ka ndodhur më 24 shtator.“BE e ka udhëheqjen e procesit të dialogut. por ne insistojmë se nuk mund të vazhdojmë thuajse asgjë nuk ka ndodhur më 24 shtator dhe duhet të këtë konsekuenca për këto veprime agresive dhe terroriste që jemi ballafaquar si shtet si mënyra e vetme për ta parandaluar përsëritjen e tyre, sepse e kemi parë në vazhdimësi kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës, ndërsa para një viti kemi pasur edhe plagosje të policëve tanë në vijën kufitare, pra këto veprime armiqësor të Serbisë kanë qenë konstante”,thotë Vela.