Ndeshja më e rëndësishme në Premier League deri më tani këtë sezon do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30.
Arsenalin pret Manchester Cityn në “Emirates Stadium”
Pep Guardiola dhe Mikel Arteta kanë publikuar formacionet zyrtare.
Arsenal: Raya, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Rice, Jorginho, Odegaard, Trossard, Jesus, Nketiah.
City: Ederson, Walker, Dias, Ake, Gvardiol, Kovacic, Lewis, Bernardo, Foden, Alvarez, Haaland
Këto ishin 2 skuadrat më të mira në Premier League sezonin e kaluar, kur “Topçinjtë” ishin në krye të tabelës në pjesën më të madhe të sezonit.
Por, ishte City që fitoi ligën me pesë pikë më shumë, duke fituar titullin e tretë radhazi dhe të pestin në 6-të vjet, shkruan lajmi.net.
Tani Arsenali do të përpiqet të rrëzojë “Qytetarët” nga pozicioni i tyre në krye të tabelës të këtij viti.