Kryeministri Albin Kurti tha se Republika e Kosovës dënon sulmet terroriste kundër shtetit të Izraelit, ndërsa theksoi se Kosova dënon të gjitha aktet e dhunës, përcjell InLajmi.
Tutje ka theksuar kryeministri se Kosova qëndron pranë popullit dhe shtetit të Izraelit
“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit, është shprehur kryeministri Kurti.
https://twitter.com/albinkurti/status/1710634550601105834?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1710634550601105834%7Ctwgr%5E5f676eb21e12a1eaff9df76b22dbae955975cab6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkurti-kosova-pa-medyshje-denon-sulmet-terroriste-ndaj-izraelit-qendrojme-me-te-prekurit%2F