Pas sulmeve të Hamasit në Izrael, Ambasada e Kosovës në Jerusalem i udhëzon të gjithë shtetasit e saj që gjenden në shtetin izraelit që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale atje ose të kontaktojnë ambasadën, përcjell InLajmi.
Nga ambasada bëjnë të ditur se shtetasit e Kosovës për çdo rast mund të kontaktojnë me Ambasadën e Kosovës në Izrael në numrin: +9720586340450.
Njoftimi i plotë i ambasadës:
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit i udhëzojmë që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit:
📞+9720586340450