Kryeministri Albin Kurti duke mos i’u përgjigjur pyetjeve parlamentare, “hakmerret” ndaj opozitës të cilët po refuzojnë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton InLajmi
Ai ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve parlamentare për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Të gjitha pyetjet parlamentare që bëhen nga deputetët nuk do të marrin përgjigje. Nga 788 marrëveshje ndërkombëtare që janë votuar ne i kemi votuar, vetëm 3 prej tyre nuk i kemi përkrahur. Nuk mund të bësh pyetje parlamentare dhe ta dëmtosh shtetin”,u shpreh kryeministri Kurti.
Ndaj këtij deklarimi të shefit të ekzekutivit ka reaguar, deputetja e AAK-së, Time Kadrija e cila tha se shteti asgjë nuk po ia shef hajrin atij.
“Shëtitu sa të duash nëpër Greqi se asgjë hajrin nuk po ta sheh Kosova”, tha Kadrijaj.