Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës ditën e djeshme.
Policia njoftoi se viktima që ka rënë pre e vjedhjes ka raportuar se i është vjedhur cisterna për gas në vlerë të 30 mijë eurove.
Deri më tani nuk ka të arrestuar për rastin dhe rasti është nën hetime.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30.000 €. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /InLajmi/