Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shtimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë e quan dëshmi për vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon, përcjell InLajmi.
Tutje është shprehur Haradinaj se paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë.
Për më tepër, thekson Haradinaj se si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika.
Haradinaj, thekson gjithashtu se faktet po zbardhen përditë dhe po dëshmojnë implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve terroriste.
Sipas tij, Serbia nuk mund t’i ikë përgjegjësisë prandaj ka kërkuar një hetim ndërkombëtar.
Postimi i plotë i tij:
Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë.
Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika.
Faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve terroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikë përgjegjësisë.
Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrur para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste./InLajmi/