Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se ai si serb dhe familja e tij ndihen më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi, përcjell InLajmi.
Rashiq, ndërsa flet për sigurinë e tij për të jetuar në Kosovë, në një intervistë për Hayat.ba. citon fjalët e Oliver Ivanoviqit se “ serbët në veri të Kosovës nuk kanë asnjë problem me shqiptarët, por kanë problem me Listën Serbe e qeverinë në Beograd”.
“Unë si serb dhe familja ime si serbe ndihemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi”. Siç ka thënë dikur Oliver Ivanoviq para se të vritej: serbët në veri të Kosovës nuk kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”, tha Rashiq.
“Ja kao Srbin i moja porodica kao srpska sigurnije se osjećamo na Kosovu nego u Srbiji. Kako je to jednom prije nego što je ubijen rekao Oliver Ivanović: Srbi na sjeveru Kosova nemaju problem sa Albancima. Oni imaju problem sa Srpskom listom i vladom u Beogradu” kazao je za… pic.twitter.com/WhPMMYXm0x
— Istraga.ba (@IstragaB) October 1, 2023