Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë kreut të shtetit serb, Aleksandër Vuçiqit, ka reaguar ndërsa thekson se sekretari amerikan ka qenë i qartë në kërkesën drejtuar shefit të shtetit serb, përcjell InLajmi.
Ndërkohë ka theksuar Kamberi se kërkesa e SHBA-së për tërheqjen e ushtrisë nga kufiri me Kosovën është e qartë dhe është Vuçiq ai që duhet të vendos.
Për më tepër thekson Kamberi nëse nuk përfillet kërkesa e SHBA-së mund të rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore që mundësohet sipas Marrëveshjes së Kumanovës.
“Zona e Sigurisë Tokësore (GSZ) përkufizohet si një zonë prej 5 kilometrash nga kufiri i Kosovës drejt territorit të Serbisë dhe sipas kësaj Marrëveshje forcat serbe s’mund të hyjnë, rihyjnë apo mbeten brenda territorit të Kosovës ose Zonës së Sigurisë Tokësore”, është shprehur Kamberi/InLajmi/
https://twitter.com/shkamberi/status/1708054626270892518?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708054626270892518%7Ctwgr%5Efb62931e2d6ca43dcf4d85c28014166fe2012385%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkamberi-nese-vuciq-se-terheq-ushtrine-mund-te-rikthehet-zona-e-sigurise-5-km-nga-marreveshja-e-kumanoves%2F