Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online ka thënë se deri vet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq merr pjesë në organizim terrorist, edhe vet partia është terroriste.
“Vet fakti që Milan Radojiçiq si nënkryetar i Listës Serbe merr pjesë në një aksion terrorist komplet partia serbe ose Lista Serbe është terroriste, ai është nënkryetar i asaj partie dhe me shpalljen e 3 ditëve të zisë në Serbi për këtë organizim e ka marrë qeveria e Serbisë, sado që thotë Vuçiqi unë nuk jam i përfshirë në këtë aksion ai e ka përkrah aksionin”, ka deklaruar Mustafa.
Nga sulmi i grupit kriminal të dielën në veri të vendit, përpos rreshteri Afrim Bunjaku i cili mbeti i vrarë, u plagos edhe një pjesëtar tjetër i Policisë, ndërsa u lënduan 2 të tjerë.
Ndërsa, deri më tani thuhet se nga grupi kriminal janë vrarë 3 persona.
Por, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se nuk kanë bilanc të saktë për terroristët e vrarë, duke shtuar se kanë indikacione që janë më shumë se 3.