Sigurisht që të gjithëve na ka ndodhur në mos shumë herë të paktën një herë që ushqimi në frigorifer të prishtet.
Nëse kjo ju ndodh shpesh atëherë ju duhet të kontrolloni temperaturen e frigoriferit.
Por, cila është temperatura ideale për frigoriferin tuaj?
Ekspertët thonë se temperatura e frigoriferit duhet të jetë 4 gradë Celsius ose më e ulët, por assesi më e lartë.
Në anën tjetër, temperatura e pjesës së ngrirjes në frigorifer duhet të jetë minus 18 gradë celsius, transmeton Klan Kosova.

Temperatura optimale e frigoriferit është çelësi për t’i ruajtur ushqimet për një kohë më të gjatë.