Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, në seancën e së enjtes , derisa diskutoi për sulmin , kërkoi që në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës ku dënohet sulmi terrorist i së dielës në Kosovë, të përfshihet edhe një hetim ndërkombëtar, raporton InLajmi.
Haradinaj nuk kurseu as kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti për qasje ndaj ndërkombëtareve.
“Ajo që ndodhi të dielën ishte sulm terrorist i sponzorizuar prej Serbisë. Ky sulm terrorist e morën përgjigjen më të mirë që kishin mundur ta merrnin. Një rezolutë që e dënon sulmin terrorist është mëse e nevojshme dhe kërkoj të përfshihet edhe një hetim ndërkombëtar”, u shpreh Haradinaj.
Tutje , theksoi se kundërpërgjigja e institucioneve të sigurisë së Kosovën ishte një fitore por me skrificën e jetës së policit.
“E vërtet që kjo fitore e ka sakrificën e vetë. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. Pse ndodhi kështu. Duhet të kthehemi në kohë. Serbia ka sponsoziruar këtë sulm terrorist dhe po mundohet të zvarris çdo proces euroatlantik”, tha Haradinaj.
Ndërsa foli për dialogun, Haradinaj theksoi se zhvillimet e dialogun janë për fajin e Kurtit.
“Zhvillimet në dialog kanë shkuar për fajin e këtij njeriu (Albin Kurti). Ata i kanë vrarë edhe fëmijët e vet për t’u lënë fajin shqiptarëve. E keni rastin ‘Panda’”, tha Haradinaj. /InLajmi/