Presidentja Vjosa Osmani një ditë pasi Kosova i dha lamtumirën rreshterit të Policisë së Kosovës që u vra në veri, tha se duke rënë për Kosovën e ka përjetësuar jetën e tij, përcjell InLajmi.
Presidentja tutje u shpreh se tani Afrim Bunjaku është hero i Kosovës.
Për më tepër presidentja thekson se Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.
Postimi i plotë i saj:
Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku.
Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.
Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut.
Lavdi heroit Afrim Bunjaku!/InLajmi/