Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në mbledhjen komemorative për policin e vrarë në veri të dielën, Afrim Bunjaku, tha se ai ishte gardian i sigurisë e nga sot ai është heroi i Kosovës, raporton InLajmi.
Presidentja e vendit me këtë rast ndau urdhrin post-mortum “Hero i Kosovës”, për policin e vrarë, Afrim Bunjaku.
Presidentja Osmani, në fjalën e saj ndër të tjera theksoi se heroizmi Bunajkut do të jetë frymëzim për të gjithë, duke bërë thirrje që të jemi të bashkuar, kundër terrorizmit.
“Ai tregoi trimëri të pa shoq. Heroizmi i tij lë të na frymëzoj që të jemi të gjithë të bashkuar, kundër terrorizim. Republikën e Kosovës nuk do të arrij askush ta gjunjëzoj deri sa Kosova ka heronj si Afrim Bunjaku”, tha ajo.
Presidentja e vendit u shpreh gjithashtu se sulmi i djeshëm kishte për qëllim që ta destabilizonte jo vetëm Kosovën, por edhe të gjithë rajonit.
“Ra në mbrojte të dinjitetit të Republikës sonë, andaj sot në emër të qytetarëve tanë do t’i ndaj urdhrin, post-mortom, urdhrin më të lartë të Kosovës. Dje u sfiduan nga banda terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe ai bëri ata që duhet, mbrojte integritetin territorial dhe vuri dinjitetin”, deklaroi Osmani