Një ditë pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga grupet terroriste serbe në Banjskë të Zveçanit, në nderim të tij Kosova sot është në zi, përcjell InLajmi.
Në shenjë nderimi, të gjitha institucionet e Kosovës kanë ulur flamujt në gjysmështize, ndërsa në gjysmështizë janë lëshuar edhe flamujt e BE-së në ndërtesën e EULEX-it në Kosovë.
Zyrtarët e EULEX-it shprehin ngushëllime për familjen, ndërsa theksoht se me mendje e zemër qëndrojmë pranë familjes, miqve e shokëve të rreshterit të vrarë Afrim Bubjaku.
Njoftimi i plotë i EULEX-it:
Sot mbajmë zi për humbjen e Rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në krye të detyrës.
Flamuri i BE-së është ulur në gjysmështizë në nderim të tij.
Me mendje jemi pranë familjes, miqve dhe kolegëve të tij/InLajmi/