Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Vuçiq në fillim të fjalës së tij tha se kjo është një nga ditët më të vështira për popullin dhe vendin serb që nga viti 2004.
“I kërkoj falje qytetarëve të Serbisë që nuk kam mundur t’u drejtohem më herët. Që nga viti 1999, ne nuk kemi pasur kontroll mbi Kosovë dhe na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi në Kosovë. Çfarë ndodhi sot në mëngjes gjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites. Le t’i tregojmë njerëzve se çfarë ka ndodhur – tha Vuçiq dhe shtoi:
“Ne do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do të japim një vlerësim për të gjitha. Në emër të Republikës së Serbisë, por edhe të flas për të gjitha çështjet tjera. Rreth orës 02:56 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova kanë vendosur 2 kamionë si barrikada në Banjskë, në veri të Kosovës.
Vuçiq tha se edhe pse është folur shumë herë, edhe pse çdo ditë ka paralajmëruar si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se kjo mund të ndodhë, pak njerëz kanë dashur të dëgjojnë dhe dëgjojnë