Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Kosovës, e cila u mbajt pas rastit të sotëm në veri ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish pas rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit.
Në një postim në platformën “X”, Kurti shkroi se të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim.
Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri, tha Kurti.
“Ndërsa vajtojmë për humbjen e oficerit tonë të rënë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ruajtur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë”, deklaroi shefi i qeverisë.
“Sponsorizimi i dhunës dhe terrorizmit nga Serbia është një shkelje e rëndë si e sigurisë sonë kombëtare, ashtu edhe e ligjit, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare”.