Ish-ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka adresuar kritika ndaj qeverisjes aktuale, më saktë ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës,ndërsa thekson se është e papranueshme që të zhduket i gjithë historiku i aktiviteteve diplomatike të Kosovës, përcjell InLajmi.
Ish-kryediplomatja e befasuar me “zhdukjen” e punës së diplomacies kosovare, shprehet se në historikun e ish-ministrave të jashtëm figuron vetëm ish-ministri Glauk Konjufca.
Krejt në fund, Haradinaj-Stublla thotë “Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!”
Postimi i plotë i saj:
E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qendrimeve zyrtare nga website i MPJD!!!
Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figuron vetëm ish Ministri Konjufca!

Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!/InLajmi/