Daut Haradinaj, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar Qeverinë Kurti se brenda vetës ka siç pretendon ai “fëmijë të UDB-së jugosllave nga radhët shqiptare”.Ai në T7 nuk ka dhënë emra për këtë akuzë, por thotë se kanë pozita kyqe në Qeveri.
Madje, thotë se disa prej tyre kanë qenë pjesë e sistemit jugosllav deri në hyrjen e NATO’s në Kosovë.
”Një pjesë e madhe e tyre janë fëmijët e UDB-shave të Jugosllavisë, të përkledhëve të Millosheviqit. Fëmija e udhëheqë jugosllav deri në luftën e fundit, bile kisha thënë deri në hyrjen e NATO’s, sot janë në pozitat kryesore”, ka thënë ai.
Më tutje, Haradinaj ka thënë se pjesa e atdhetarëve në Lëvizjen Vetëvendosje janë të margjinalizuar.“Zëri nuk ju nihet”, ka përshkruar Haradinaj këtë pretendim të tij.